14:59 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Operacioni Sintetiku”, arrestohen dy amerikanë në Tiranë

Dy shtetas amerikanë të kërkuar për prodhim dhe shitje të drogave sintetike janë arrestuar në Tiranë.

Këta dy persona ishin shpallur në kërkim nga SHBA për  prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.  Arrestimi i dy shtetasve amerikanë është  kryer nga Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane.