08:14 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Operohet Hamsik, largohet nga kombëtarja

Marek Hamsik është larguar nga kombëtarja e Sllovakisë për ndeshjet e radhës, pasi ka hequr bajamet. Kapiteni i Napoli nuk do të luajë për përfaqësuesen e tij në “Turneun e Mbretit”, të enjten kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, në stadiumin “Rajamangala”, në Bangkok, por do të qëndrojë në Itali për t’u rikuperuar.

30-vjeçari humbi disa seanca stërvitore në fillim të janarit, për shkak të një infeksioni në bajame, dhe tani që ky shqetësim u përsërit vendosi të kryejë një operacion të vogël për t’i hequr përfundim ato. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Napoli, skuadër ku nga e shtuna Hamsik do të fillojë të stërvitet rregullisht, por duke humbur në këtë mënyrë dy miqësoret me Sllovakinë. Pak ditë më parë ai u shpall për herë të shtatë futbollisti më i mirë sllovak i vitit.

 

Temat: