19:57 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli reagon për skandalin me mishin nga Belgjika

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar për rastin e fundit të importit të mishit nga Belgjika.

Sipas tij ky rast duhet të jetë alarm serioz për organet kompetente të kontrollit të kualitetit të ushqimit të importuar.

Reagimi i Pacollit:

“Rasti i fundit i importit të mishit nga Belgjika duhet të jetë alarm serioz dhe i fundit për organet kompetente të kontrollit të kualitetit të ushqimit të importuar. Një rëndësi tjetër e madhe duhet ti kushtohet edhe produkteve që vijnë nga shtetet fqinje ku ka gjasa të mëdha të abuzimeve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.