10:41 / E Premte, 14 Dhjetor 2018

Pacolli: Sot dita më e bukur e javës, urime Ushtria më e re në botë!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët e Kosovës për Ushtrinë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sot është dita më e bukur e kësaj jave, transmeton Indeksonline.

“URIME USHTRIA MË E RE NË BOTË!

Dita më e bukur e javës, ngjarja më e bukur e vitit. E gëzofshim Ushtrinë e Kosovës, të sapo votuar! Lavdi dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj! “, ka shkruar Pacolli. /Indeksonline/

Temat: