10:23 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Të mos harrohen veprat e heronjve tanë

Në nderim të jetës dhe të veprës së heroit Zahir Pajazitit, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë homazhe tek shtatorja e tij në kryeqytet.

Duke e lartësuar e vlerësuar veprën e Zahir Pajazitit, ai tha se këto nderime po bëhen në mënyrë që të mos harrohen veprat e heronjve tanë, të atyre që kanë kontribuar në lirinë që ne sot e gëzojmë.

“Sot ishim për ta vendosur një buqetë me lule pranë bustit të heroit Zahir Pajaziti, sado pak në mënyrë simbolike që mos të harrohen veprat e heronjve tonë, mos të harrohen veprat e luftëtarëve dhe atyre të cilët i hodhën themelet e para të lirisë që ne sot po e gëzojmë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit “, tha ai.

Në janar të vitit 1997, grupi i Zahir Pajazitit u zbulua nga sigurimi serb. Me 31 janar, ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin Edmond Hoxha dhe me nipin e tij Hakif Zejnullahu, ku forcat serbe i kishin vënë në pritë në fshatin Pestovë dhe të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Temat: