23:07 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Ferizaj i Tovërlanit vazhdon të shkëlqejë para fillimit të sezonit të ri

Skuadra e Ferizajt është duke impresionuar me ndeshjet kontrolluese para fillimit të sezonit të ri.

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit sot janë përballur me Kamzën e Shqipërisë, ku ferizajasit fituan me rezultat, 1-0.

Image may contain: 1 person, playing a sport, grass, outdoor and nature

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi, Florim Bërbatovci, transmeton IndeksOnline.

Ferizaji u paraqitë me këtë formacion:

Stefan Istatov, Kristi Marku, Adnan Haxhaj, Arber Mone, Ervin Kacar, Qendrim Dautaj, Granit Jashari, Dren Gashi, Erli Çupi, Genc Hamiti, Florim Berbatovci.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin e Ohrit, dhe u përcjellë nga 300 tifozë në stadium.

Me fitoren e sotme, Tovërlani është shprehur mjaft i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij./IndeksOnline/