18:46 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Griezmann dhuron dhurata të bukura për bashkëlojtarët pas triumfit në Superkupë

Antoine Griezmann ndjeu se triumfi në Superkupën e Evropës ndaj Real Madridit duhej të festohej në një mënyrë speciale, kështu që ai dhuroi disa dhurata për bashkëlojtarët e tij.

Pas një dite nga fitorja, 4-2 ndaj Real Madridit, Grieznmann dhuroi dhurata speciale, konkretisht unaza me stilin e ”Superbowl”, të cilat i shfaqi në rrjetin social, Instagram.

Sulmuesi francez është fans i flaktë i sporteve amerikane si NBA dhe NFL, ku dhuratat e tij janë të frymësuara nga këto sporte.

Image: Antoine Griezmann

Ish-anëtari i Real Sociedadit vendosi edhe shenjën e Federatës së Futbollit të Francës pas triumfit madhështor në Kampionatin Botëror në Rusi.

Megjithatë, këto dhurata ai nuk i bëri në kohën kur Franca triumfoi në Rusi. Jam i sigurtë se edhe ju do të pajtoheni që këto dhurata të Griezmannit janë të bukura.

Kujtojmë se një gjë të tillë e kishte bërë edhe David Luiz në majin e vitit 2017, kur Chelsea e fitoi titullin e Premier Leagues. Ai shpenzoi rreth 1 milionë funte për dhurata për kolegët e tij./IndeksOnline/