09:30 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pamje nga vet-aksidenti ku vdiqën tre persona [Foto]

Në orët e vona të mbrëmjes Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka pranuar informatën se në rrugën Pejë-Vitomiricë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Ku si pasojë e kësaj kanë humbur jetën tre persona.

Indeksonline ka siguruar fotografi të vendit të ngjarjes. Vetura me të cilin është  bërë vet-aksidenti shihet  e shkatërruar krejtësisht.

Ndryshe, rastin e konfirmoi për “Indeksonline” rreshteri dhe shefi i hetimeve, Enver Dreshaj.

Dy persona që ndodheshin në makinë kanë arritur në spital pa shenja jete, një tjetër po trajtohet në Spitalin e Pejës dhe shoferi i cili është në gjendje të keqe është dërguar në QKUK në Prishtinë. Megjithatë, edhe ky i treti  nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë./Indeksonline/

 

Vdesin tre persona nga vet-aksidenti në Pejë