07:54 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vdesin tre persona nga vet-aksidenti në Pejë

Një vet aksident me pasoja fatale ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Rreshteri dhe shefi i hetimeve, Enver Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona.

Dy prej tyre dje vonë, ndërsa i treti ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndryshe, Policia çdo herë po apelon tek ngasësit e automjeteve në komunikacion për të pasur kujdes për faktin që mos të vihet deri tek aksidentet sidomos me fatalitete por edhe të tjera./Indeksonline/