09:32 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pamje të mrekullueshme, Ulqinin e mbulon bora (Foto)

​Temperaturat e ulëta që kanë mbretëruar këtë javë, kanë qenë surprizuese për disa vende.

Nga dita e diele, bora ka zbardhur qytete të ndryshme, e kësaj here nuk ka lënë pa e veshur me petkun e bardhë edhe Malin e Zi, dhe qytetet e tij bregdetare.

Sipas fotove të siguruara nga rrjetet sociale Ulqini është mbuluar me borë, gjë kjo e jashtëzakonshme për një vend bregdetar.

Gjithashtu temperature të ulëta janë edhe në Itali, ndërsa vendi që do të preket më së shumti nga temperature me minus gradë është Kroacia.

Në Kosovë, sipas meteorologëve temperaturat e ulta do të zgjatin deri në ditët e vikendit.

Temat: