75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pamje tmerruese, mjeku i heq pacientit shushunjën nga hunda

Një kirurg ka regjistruar pamjet e tmerrshme të momentit kur ai hoqi një shushunjë të gjallë nga hunda e njërit prej pacientëve të tij.

Mjeku përdori pincë për të kapur shushunjën gjakpirëse, duke e nxjerrë të gjallë.

Pacienti nga Malajzia, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mendoi se ishte në telashe të pazakontë, ndërsa notonte në një lumë disa javë më parë, shkruan Daily Mail.

Kur shkoi te mjeku, ai tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë dhe se situata kishte potencialin të ishte ‘shumë e rrezikshme’.

Rahmat Omar, një kirurg me përvojë, bëri zbulimin e shushunjës kur pacienti tha se diçka i ishte ngjitur në hundë. Kur Omar vendosi një kamerë të vogël në hundën e pacientit, ai zbuloi se aty ishte një shushunjë.

“Kjo ishte hera e parë që pashë diçka të tillë dhe nuk munda ta besoja”, tha ai.   Pacienti i shpjegoi atij se ishte duke notuar në një lumë para dy javësh, kur edhe dyshohet se shushunja kishte hyrë në hundën e tij.