23:04 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Paqe në ”Emirates Stadium” mes Arsenalit dhe Sportingut

Sportingu i Lisbonës ka ndalur ecurinë e fitoreve të Arsenalit me barazim në Europa League.

Në kuadër të fazës së grupeve, Arsenali nuk ka arritur ta mposhtë skuadrën londineze si vendas.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Emirates Stadium”, Arsenali ka barazuar pa gola ndaj Sportingut, transmeton IndeksOnline.

Pavarsisht rasteve dhe dominimit nga Arsenali, portugezët ishin të mbyllur në mbrojtje dhe ishte i pamundur depërtimi.

Por, edhe me barazimin e sontëm, Arsenali e ka siguruar kualifikimin në rrethin tjetër.

Pas 4 ndeshjeve, Arsenali renditet në vendin e parë në grupin E, ndërsa, Sportingu në vendin e dytë me tri pikë më pak./IndeksOnline/