17:31 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Paqe në kryeqytet mes Flamurtarit dhe Gjilanit

Përballja mes Flamurtarit dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultatin më të padëshiruar në futboll.

Ndeshja që u zhvillua në kryeqytet ishte e fundit për javën e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Andaj të dyja skuadrat iu gëzuan barazimit të sotëm duke marrë nga një pikë, transmeton IndeksOnline.

Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Alban Shillova, megjithatë në fund të pjesës së parë, Trevin Ceaser barazoi për 1-1.

Kështu, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Flamurtari ka 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Gjilani vetëm një më pak.

Në fundjavë, Flamurtari është mysafir i Trepçës’89, ndërsa Gjilani pret Lirinë në Gjilan./IndeksOnline/