75 Mall Live Search
13:52 / E Hënë, 27 Prill 2026 / G T

Para sfidës me Bayernin, Luis Enrique: Askush nuk është më i mirë se ne!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka dhënë një deklaratë të fortë në prag të përballjes së madhe ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Tekniku spanjoll u shpreh i bindur në forcën e skuadrës së tij, duke e cilësuar PSG-në si ekipin më të mirë në Europë, pavarësisht konkurrencës së fortë këtë sezon, shkruan Indeksonline

“Nuk ka asnjë ekip më të mirë se ne. Këto janë dy skuadrat më të mira në Europë, edhe pse Arsenali ka pasur gjithashtu një sezon të shkëlqyer. Për sa i përket qëndrueshmërisë, Bayerni është ndoshta pak përpara nesh sepse ka humbur vetëm dy ndeshje. Pas humbjes në Top 8, unë e kisha thënë tashmë se nuk ka asnjë më të mirë se ne,” deklaroi Luis Enrique.

Kujtojmë që nesër zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes PSG-së dhe Bayernit, në stadiumin “Parku i Princave”./Indeksonline/