14:21 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Para US Open, Konta në gjendje më të mirë emocionale

Johanna Konta thotë se ajo mësoi nga përvoja e saj nga ”eliminimet” dhe tani nga ajo synohet një ngritje në ranglistë gjatë US Open.

Britanikja numër një, ka pësuar një rënie në formë pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Wimbledonit vitin e kaluar.

Konta ka rënë në vendin e 46-të, teksa në Flushing Meadows do të përballet me Caroline Garcia në rrethin e parë, transmeton IndeksOnline.

”Jam në një gjendje emocionale më të mirë”, tregoi ajo për BBC Sport.

Konta ishte ranguar në vendin e shtatë në vitin e kaluar në US Open./IndeksOnline/