10:03 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Paraqitja e CR7 ndaj Napolit tregon se ai është përshtatur në Serie A

Juventusi e ka shijar një fillim fantastik të sezonit të ri në Serie A.

Pas shtatë ndeshjeve, ”Zonja e Vjetër” ka grumbulluar pikë maksimale dhe është aktualisht 6 pikë para Napolit.

Juventusi dje u përballë me Napolin, skuadrën rivale për titull, duke e mposhtur me rezultat, 3-1.

Cristiano Ronaldo

Dhe Cristiano Ronaldo regjistroi dje dy asistime në ndeshjen më të rëndësishme për skuadrën e tij deri më tani, transmeton IndeksOnline.

Krosimi i tij te goli i parë i Mario Mandzukic ishte perfekt, ku Ronaldo i kujtoi botës se ai nuk është vetëm një sulmues ”përtac”.

Përmbledhja e paraqitjes së portugezit në ndeshjen e djeshme tregon se sa shpejt ai është përshtatur me futbollin italian.

Nëse ai vazhdon kështu, ai do të bëhet legjend e klubit./IndeksOnline/