21:27 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Paraqitje dinjitoze në humbjen minimale të Shqipërisë nga Italia (Video)

Shqipëria ka pësuar humbje minimale nga Italia me rezultat 1-0 në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Pjesa e parë kaloi me dominim të Shqipërisë, ku në fillim kishte dy-tri goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Donnarummas.

Megjithatë, pa gola përfundoi fraksioni i parë.

Shqipëria insistoi edhe në pjesën e dytë, por Italia kishte kontrollin në posedim të topit, çka bëri që Azzurët të vijnë deri te goli.

Antonio Candreva pas një krosimi të Spinazzolas gjeti veten në mes të zonës për të shënuar nga afërsia për 1-0 dhe epërsinë e Italisë.

Deri në fund Shqipëria avancoi përpara, por nuk arriti që ta shënojë golin e barazimit.

Shqipëria e mbyllë fushatën kualifikuese për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë.

Shqipëria në kampanjën kualifikuese kishte 4 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje. /Telegrafi