09:14 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Parashikimi zyrtar i Joshua për meçin, Wilder – Fury, shpjegon se për fitoren e cilit ka nevojë

Meçi, Doentay Wilder – Tyson Fury është një javë larg që të ndodhë dhe parashikimet për përballjen e peshave të rënda po ndodhin tashmë – teksa, edhe Anthony Joshua është deklaruar për këtë.

Joshua, 29-vjeçar, është duke pushuar pasi e mbrojti titullin në kategoritë, WBA dhe IBF pas fitores ndaj Alexander Povetkin.

Tani, ai po e pret kundërshtarin e tij të radhës më 13 prill në ”Wembley”. A do të jetë Fury? Mbetet të shihet, transmeton IndeksOnline.

”Wilder është një kampion dhe nëse ai fiton, ai mund të bëjë çfardo që dëshiron”, tha Joshua.

”Nëse fiton Fury, Wilder do të ketë revansh. Por, sipas meje, Wilder do të fitojë”.

”Kam nevojë që Wilder të fitojë, do të përballesha me të”./IndeksOnline/

Image: PA