12:08 / E Premte, 09 Shkurt 2018

Parashutistët me flamuj mbi qiellin e Prishtinës

Parashutistët e Federatës Aeronautike, sot duke filluar nga ora 12:00, fluturuan mbi qiellin e Prishtinës, konkretisht mbi zonën e gjerë të qendrës së kryeqytetit.

Ky spektakël me flamuj, po bëhet në kuadër të aktiviteteve festive për 10 vjetorin e pavarësisë.

Fluturimin e tyre e ka konfirmuar, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, i cili tha se ky spektakël do të shihet edhe nga sheshet e Prishtinës.