Partia Fjala, kërkon të mos mbahet parada e LGBT
Partia Fjala konsideron se parada e planifikuar që të mbahet nesër nga komuniteti LGBTI në Prishtinë është ofendim për qytetarët e Kosovës.
Për këtë, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të ndaluar mbajtjen e kësaj parade, të cilën e quajnë si “Paradë e turpit”.
“Kjo paradë është paradë e turpit. Ne si Partia Fjala i bëjmë thirrje kryeministrit e presidentit që të mos mbahet një paradë e tillë sepse është ofendim dhe nënçmim për familjet kosovare”, ka thënë ai në konferencën e mbajtur për të kundërshtuar këtë aktivitet.
Ata u shprehen se nuk janë kundër komunitetit LGBTI por janë kundër promovimit të këtij komuniteti.