20:05 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas 120 minutash lojë, Chelsea kalon në gjysmëfinale (Video)

Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pasi ka mposhtur Leicesterin me rezultat 2-1, shkruan indeksonline.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Për Chelsean shënoi Alvaro Morata në minutën e 42-të ndërsa për Leicester Jamie Vardy në minutën e 76-të.

Në kohën shtesë, goli i Alvaro Moratas në minutën e 105-të i siguroi skuadrës së Contes një vend në gjysmëfinale.

Me këtë rast, Chelsea bëhet skuadra e fundit që kalon në gjysmëfinale pas Tottenhamit, Manchester United dhe Southampton. /IndeksOnline/

Temat: