75 Mall Live Search
14:04 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas arratisjes së burrit, ja çfarë po bën këto ditë gruaja e Gruevskit

Derisa ish kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në arrati, familjarët e tij po kryejnë obligimet e përditshme ashtu si duhet.

Kështu, sipas mediave maqedonase bashkëshortja e tij Borkica shkon në punë rregullisht derisa nga Komisioni për letra me vlerë thonë se ajo bën punët ashtu si duhet.

“Znj. Borkica Gruevska në Komisionin për letra me vlerë është punësuar në shtator të vitit 2002 dhe cdo ditë po bën punët si duhet në vendin e punës si kordinatore në Sektorin për hulumtim dhe zhvillim të tregut të kapitalit dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë”, theksojnë kështu nga ky institucion.