20:04 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas dëmeve të mëdha nga reshjet e shiut, familja Krasniqi ka nevojë për ndihmë

Megjithëse në kushte të rënda ekonomike, reshjet e fundit ia kanë vështirësuar edhe më shumë jetesën kësaj familjeje.

Familja e Mejdi Krasniqit nga Smallusha e Lipjanit, nuk po kanë ku të qëndrojnë pasi shtëpia e tyre është vërshuar nga stuhia e djeshme.

E brengë më e madhe e kryefamiljarit është se ku do të flenë fëmijët e tij sonte.

“Krejt shpija është ujë. Nuk po di ku kemi me flejt. S’kom të paktën ku me i dërgua fëmijët”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline, duke shtuar se edhe ai vet është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Edhe unë për vete jam i sëmurë, nuk e di qysh kemi me ja ba. Do Zoti dikush të na ndihmojë”, ka treguar më tej ai.

Reshjeve të shiut i ka ndihmuar edhe kulmi i shtëpisë, i cili nuk është i ndërtuar siç duhet.

Për këtë, ai ka kërkuar ndihmë që kushdo që ka mundësi të paktën për gjërat elementare, duke filluar nga ushqimi, veshmbathjet e të tjerat.

Më poshtë gjeni edhe numrin kontaktues të familjes Mejdi Krasniqi:

045 910 351

/Indeksonline/