15:08 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pas dështimit të Coutinhos, Barca kërkon yllin e Premierligës

Barcelona po e vuan largimin e Neymar drejtë PSG-së dhe është gjithnjë e më shumë në kërkim të një futbollisti.

Klubi katalana sipas ”The Sun” do të përqendrohet në nënshkrimin e ish yllit të Real Madridit Mesut Ozil pas dështimit të Philippe Coutinhos

Klubi katalanas më parë ka qenë i interesuar për të siguruar blerjen e yllit brazilian pasi e kishin identifikuar atë si objektivin e tyre nr.1 të verës së kaluar.

Megjithatë drejtori i përgjithshëm Pep Segura ka kërkuar të shikojë opsione të tjera duke e bërë Ozil si një alternativë tjetër për Barcelonën.

Kontrata e gjermanit përfundon në fund të sezonit dhe ai do të jetë i lirë të nënshkruajë për një klub tjetër. /IndeksOnline/

Temat: