19:49 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas dorëheqjes së Çoçajt, ky person do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit

Nezir Çoçaj, ish deputeti i PDK-së njoftoi më herët përmes rrjetit social ‘Facebook’  se që nga sot nuk do të jetë më në këtë post. Ai e ka dorëzuar mandatin e deputetit duke thënë se arsyet kanë qenë personale dhe kanë të bëjnë me çështje profesionale.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Çoçajn në legjislativ do t’a zëvendësojë deputeti i PDK-së, Rafet Rama.

Rikujtojmë, se Rama në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur kishte fituar  8 mijë e 821 vota.

Ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës thotë:

Një anëtar i Kuvendit të Kosovës, mandati i të cilit përfundon në pajtim me nenin 112, pika 1, zëvendësohet nga kandidati i ligjshëm në radhë, i së njëjtës gjini, i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të subjektit politik, në emër të së cilës ka garuar anëtari.

Ndryshe, Rama është nga i njëjti vend me Thaçin, Skenderaj, mirëpo nga fshati Prekaz. Ai ka qenë oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy mandate./Indeksonline/

Çoçaj i PDK-së dorëzon mandatin e deputetit!