18:28 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga i fejuari, këngëtarja përkujton ish-të dashurin e ndjerë

Vetëm dy javë pas ndarjes nga i fejuari Pete Davidson, këngëtarja Ariana Grande ka postuar një video të ish të dashurit, Mac Miller, i cili ndërroj jetë në shtator të këtij viti.

Videon të cilën Ariana publikoj në Instagram, për ta fshirë vetëm pak minuta pas publikimit shfaqet këngëtarin Miller gjatë përgatitjeve për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar të vitit të kaluar, shkruan indeksonline.

Raportet në mes të Grande dhe Miller ndryshuan pak muaj më pas kur ata njoftuan për ndarjen.

Këngëtarja e hitit ‘Sweetner’ më pas u fejua me yllin e njohur Pete Davidson me të cilin u nda vetëm para pak ditësh.

Vdekja e ish të dashurit, Mac Miller ka prekur shumë këngëtaren e cila që nga ajo kohë ka vazhduar të postoj imazhe dhe statuse të shumta në përkujtim të tij./Indeksonline/

Temat: