10:56 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas Neymar edhe Mbappe mund të mungoj kundër Realit

Në ditën kur është konfirmuar se Neymar do të duhet të operohet, që do të thotë se, mes shumë të tjerave, kthimin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit do ta humbasë, parizienët janë goditur nga një tjetër frikë. Bëhet fjalë për lëndimin e Mbappé.

Sulmuesi i ri ishte startues në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Olympique Marseille, klasike e futbollit francez kjo, por nuk u shfaq në gjysmën e dytë të lojës, apriori si një masë paraprake.

Lojtari u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes, por, edhe pse vazhdoi deri në pushim, trajneri Emery vendosi ta zëvendësojë atë.

Edhe pse shkalla e lëndimit të tij nuk dihet, ai ka frikësuar ambientin në klub, të paktën derisa të kryhen vizitat përkatëse në orët e ardhshme.

Ndërkohë, duke folur pas ndeshjes, Unai Emery u mundua t’i qetësojë të gjithë, duke thënë: “Kylian u godit në kyçin e këmbës, kërkoi të largohej dhe të mos luante në pjesën e dytë. Goditja nuk është e rëndësishme, ai mund të luajë kundër Real Madridit”.

Duke marrë parasysh dallimet midis vlerësimeve të Emery dhe realitetit me dëmtimin e Neymar, ne do të duhet të presim për deklaratën zyrtare të klubit, duke specifikuar shkallën e goditjes së marrë nga Mbappé.

Temat: