10:13 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Favilli premtues, Juve mposht Bayernin

Juventus e ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar si pjesë e përgatitjeve për edicionin e ri.

Dy gola të Andrea Favilli, njëri në minutën e 32-të dhe tjetri tetë minuta pas të parit, ishin të mjaftueshëm për Zonjën e Vjetër nga Torino.

Klubi gjerman nuk pati përgjigje për Juventusin deri në fund të takimit dhe kështu, pas fitores në ndeshjen e kaluar ndaj Paris Saint-Germain, përballjen e dytë kontrolluese, e humbën.

Bayerni ndeshjen e radhës e ka kundër Manchester Cityt më 29 korrik, ndërsa Juventusi do të ndeshet me Benfican më 28 korrik.