17:53 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas reshjeve të borës, rrugët në këtë vend të pakalueshme! [Foto]

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës gjendja në rrugët e fshatit “Gjurgjeviku i Madh” pjesë e Komunës së Klinës është shumë e rëndë.

Banorët e këtij fshati po kërkojnë nga komuna që të merren masat e nevojshme dhe me këtë rast ta pastrojnë rrugën, shkruan Indeksonline.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline” mësohet se me bllokimin e rrugëve janë bllokuar edhe 4 lagje të këtij fshati, pra “Sali-Rrahmanëve, Shalaj-Banushaj dhe Raci.

Rruga kryesore e këtij vendi është e bllokuar nga bora dhe e pakalueshme./Indeksonline/