20:36 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas shkëlqimit në Brit Awards, Rita Ora në krahët e të dashurit në Miami (Foto)

Rita Ora është momentalisht një nga yjet më të kërkuara të muzikës në botë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e cila po shkëlqen në çdo paraqitje të sajën, pas koncertit në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ajo ishte pjesë e Brit Awards, ku performoi tri nga hitet e saj. Ndërsa më pas udhëtoi drejt Milanos ku është duke u mbajtur “Milano Fashion Week”, por udhëtimet e saj nuk kanë të ndalur, e kësaj radhe duket se janë ditë relaksi, shkruan Indeksonline.


Këngëtarja ka udhëtuar drejt Miamit, ndërsa shihet në krahët e të dashurit të saj të ri, imazhe të cilat i ka postuar edhe në rrjetin social Instagram./Indeksonline/

Temat: