17:26 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas shqiptimit të gjobave nga komuna për mbeturina, dikush ia vë zjarrin kontejnerëve

Në komunën e Vushtrrisë disa persona i vunë zjarrin kontejnerëve.

Lidhur me këtë rast janë  njoftuar edhe organet kompetente.  Madje nga komuna e Vushtrrisë është theksuar se këto veprime nuk mund të ndalin punën për një qytet të pastër, për një ambient të shëndosh ku rriten dhe edukohen fëmijët, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që komuna e Vushtrrisë ishte e para që javën e kaluar ka shqiptuar gjoba për personat të cilët hodhën mbeturina të ndryshme jashtë kontejnerëve adekuat.

Postimi i komunës, pa ndërhyrje:

Sot, në mëngjes më njoftuan punëtorët e KRM “Unitetit” të cilët kan qen në detyrë, se mbrëmë persona të pa ndërgjegjshëm i kanë djegurë disa kontejnerë të mbeturinave në qytet. Du të ju them se këto veprime nuk mund ta ndalinë punën për një qytet të pastër, për një ambientë të shëndosh ku rriten dhe edukohen fëmijët tanë. Turp për ata që sillën në këtë mënyrë.

Kërkojmë nga organet kompetente (Policia, lnspektoriati i Komunës) t’i gjejn kryerësit e këtij veprimi dhe të merren masa ndaj tyre.

 

Komuna e Vushtrrisë nis dënimin me gjoba nga 20 deri 100 euro, për ata që ndotin ambientin

 

 

Temat: