23:42 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas skenave erotike, “modeli i Encës” e bën edhe këtë gjë (Foto)

Dy ditë nga publikimi i këngës së re të Encës është bërë nami në rrjet. Ka qenë tematika e këngës ajo që ka tërhequr shumë vëmendjen, ku këngëtarja shkon me një burrë të martuar.

Roli i këtij të funti është luajtur nga një model me origjinë italiane. Bëhet fjalë për Pierluigi Fracassi, i cili e vlerësoi shumë këngën dhe tha se kripi ishte më shumë se aq pasi ishte bërë me shumë dashuri.

Mirëpo, modeli ka befasuar së fundmi me atë që ka bërë.

Pierluigi i cili është apasionuar pas këngës, ka bërë “tatuazh” në kraharor titullin e këngës “Dua” dhe një zemër .

Këtë gjë ia ka treguar edhe Encës pasi e bëri “tag” në postim.