17:03 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas suksesit historik, Istogu mëson kundërshtarët për 1/8-tën e finales

Të enjten (sot) është hedhur shorti për një të tetën e finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste.

Pas suksesit historik Istogu është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën Sfiduese, ndërsa tashmë ka mësuar kundërshtarin e rradhës.

Istogaset në një të tetën e finales do të luajnë me skuadrën spanjolle Rincon Fertilidad Malaga, transmeton IndeksOnline.

Kundërshtar spanjoll për Istogun

Ndeshja e parë luhet në Spanjë më 2 apo 3 shkurt të vitit të ardhshëm, kurse e kthimit në Kosovë më 9 apo 10 shkurt.

Njëjtë si Istogu, Fertilidad Malaga për herë të dytë është pjesë e kupave evropiane.Para jnë viti kishte kaluar dy kundërshtarë dhe ishte paraqitur në çerekfinale të Kupës Sfiduese. Ishte eliminuar nga Perla Lublin e Polonisë. Këtë stinor, në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese e kaloi skuadrën zvicerane DHB Rotweiss Thun SPL 1.
Istogu arriti sukses historik javën e kaluar, duke eliminuar në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese skuadrën italiane Cassano Magnago. Istogaset fituan të dy ndeshjet e luajtura në Pejë dhe me rezultat të përgjithshëm 49:45 kaluan tutje./IndeksOnline/