10:25 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas veprimit heroik, nis “lufta” për t’i fituar letrat e Francës (Foto)

Veprimi madhështor i një emigranti nga Mali, i cili shpëtoi një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni në Paris, nxiti reagime të shumta.

Përpos lëvdatave për këtë gjest tejet shembullor, rrjetet sociale janë vërshuar me fotografi ‘funy’ që ndërlidhen me shpëtimin e njerëzve nëpër ballkone, transmeton Indeksonline

Ndryshe, pamjet filmike të ngjitjes spektakolare të Mamoudou Gassama dhe kapjes se fëmijës duke i shpëtuar jetën, janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale.

Vlen të theksohet se më pak se një minute, i riu 22-vjeçar është kacavjerrë nga një ballkon në tjetrin duke mbërthyer në kohë fëmijën që fqinji i tij mezi po arrinte ta mbante.

Ai nuk u mendua gjatë, por nisi menjëherë të ngjitej, edhe pse ishte shumë e rrezikshme. I pyetur se çfarë e shtyu të vepronte ashtu, u përgjigj: “Ishte një fëmijë atje lart, nuk mund ta lija, duhet ta shpëtoja.

Presidenti Macron e ka ftuar 22-vjeçarin në Pallatin Elize për ta falenderuar personalisht. Falenderime i përcolli më herët edhe kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj me pare me shpresën e një jete më të mirë në Francë.

Temat: