12:34 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pasi humbi garën për Shillovën, Llapi kërkon një tjetër sulmues

Me shumë gjasë, Alban Shillova nuk do t’i bashkohet skuadrës së Llapit.

Drejtori, Tahir Batatina nuk ia ka dalë që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit fantastik të Flamurtarit.

Mos largimin e tij nga kryeqyteti e konfirmoi edhe drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, transmeton IndeksOnline.

Por, Llapi nuk do të ndalet me kaq, pasi trajneri, Xhengiz Rexhepi kërkon një sulmues.

Image may contain: 2 people

Tani, shënjestra e klubit nga Podujeva është sulmuesi i Renovës, Miran Maksuti.

Maksuti ishte pjesë e Llapit edhe më parë, teksa te Renova nuk e ka minutazhin e mjaftueshëm.

Kështu, rikthimi i tij në Podujevë ka shumë gjasa që të ndodhë në afatin kalimtar dimëror./IndeksOnline/