06:43 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pasi të lexoni këtë, nuk do i hidhni më poshtë këto qese…

Qeset e silicit të cilat i gjeni nëpër kutitë e këpucëve, zakonisht përfundojnë në plera, sepse ne besojmë që nuk na nevojiten për asgjë dhe besojmë se janë toksike.

E vërteta është se nëpër këto qese nuk ka asnjë lloj helmi. Ato janë të mbushura me një substancë që quhet silicon dioksidi, e cila nuk duhet të haet, por mund të jetë shumë e dobishme nëpër shtëpi.

Ja si mund t’i përdorni ato:

Vendosini në çantën e palestrës

Qëllimi kryesor i qeseve të silicit është që të thithë lagështirën dhe të mbrojë këpucët tuaja. Bakteret zakonisht shumëfishohen në një vend të lagësht dhe duke i përdorur këto qese ju do shmangni këtë problem. Gjithashtu mund të eleminojë erën e keqe.

Vendosini ndërmjet peshqirëve

Parandaloni lagështinë dhe erën e keqe nga peshqirët tuaj duke vendosur disa nga këto qese mes tyre.

Shpëtoni telefonin e lagur

Kur ju ka rënë telefoni në ujë në vend që ta vendosni në një kavanoz me oriz, bëni të njëjtin veprim por në një kavanoz me silic.Shije.al