11:01 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Pastore paralajmëron largimin: Po i vje fundi!

Javier Pastore pritet të largohet nga Paris Saint Germain në afatin veror.

Mesfushori luajti vetëm nëntë ndeshje këtë sezon, kjo ka bërë që futbollisti të mendoj për afatin veror dhe largimin nga skuadra franceze, transmeton IndeksOnline.

“Po i vije fundi. Unë kam kontratë edhe një vit, dhe nuk e di se si do të përfundojë. Tani jam i fokusuar për fundin e sezonit, dhe pres të festoj tituj. Pas përfundimit atëherë do të kem kohë për të menduar”, ka thënë Pastore.

Argjentinasi u pyet poashtu për një largim të mundshëm të bashkëlojtarit të tij Neymar.

“Lëndimi i tij ka qenë një goditje e madhe për ne, por ai do të kthehet shumë më i fortë. Unë nuk mendoj se ai do të largohet në fund të këtij sezoni”, shtoi 28-vjeçari.

Pastore te PSG-ja është që nga viti 2011. Ai ka bërë afro 200 paraqitje dhe ka shënuar 34 gola.

Të interesuar për lojtarin nga Argjentina më shumë janë skuadrat nga Italia dhe Spanja./IndeksOnline/