18:41 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pavarsisht rekordeve e titujve, CR7 i takon vetëm vendi i dytë

Cristiano Ronaldo raportohet se do ta zë vendin e dytë në garën për ”Topin e Artë” pas ish-bashkëlojtarit të tij, Luka Modric.

France Football është duke i zbuluar emrat një nga një në ceremoninë e sotme.

Sipas rezultateve të zbuluara online, Modric zë vendin e parë, ndërsa Ronaldo vendin e dytë me 476 pikë, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, vendin e tretë e zë Antoine Griezmann me 414 pikë, dhe vendin e katërt Kylian Mbappe me 347 pikë.

Top-10 është e kompletuar nga Mo Salah (188), Varane (121), Hazard (119), De Bruyne (29) dhe Kane (25).

Ish-mesfushori i Juventusit, Pogba është në vendin e 15-të me vetëm nëntë pikë./IndeksOnline/