09:43 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pejë: Katër të dyshuar rrahin një person në oborr të shkollës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Agim Binak Çelaj” në Pejë, katër persona kanë rrahur një person tjetër.

“Viktima mashkull K Shqiptar ka informuar se në oborrin e shkollës është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjendet në arrati. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: