09:43 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pejë, mosmarrëveshja në komunikacion përfundon me të shtëna me armë

Në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, dje një person ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga një veturë tjetër në lëvizje.

Sipas deklaratës së ankuesit rasti ka ndodhur derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij nga një veturë tjetër, një i dyshuar i panjohur, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas viktimës paraprakisht me të dyshuarin kishte një mosmarrëveshje në komunikacion.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/