18:43 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pele paralajmëron Brazilin: Shaqiri është i rrezikshëm

Legjenda e futbollit në Botë, Pele ka folur për ndeshjen Brazili – Zvicra që zhvillohet sonte.

Pele ka thënë se Brazili ka një super ekip dhe është favorit për Kupën e Botës, por ka një mesazh për trajnerin Tito dhe ekipin brazilian.

Ai përmes rrjeteve sociale e ka paralajmëruar ekipin e Brazilit se Xherdan Shaqiri është futbollist i rrezikshëm.

“Xherdan Shaqiri është i rrezikshëm, por ekipi i Brazilit është i fortë”, ka shkruar Pele.

Ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës zhvillohet sonte nga ora 20:00./IndeksOnline/