11:52 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë, Serie A shpenzoi mbi 1 miliard euro këtë verë

Klubet e Serie A-s shpenzuan 1.14 miliardë euro në afatin kalimtar këtë verë, e dyta pas Premier Leagues.

Sezoni, 2018/19 në Serie A starton sot me ndeshjen, Chievo – Juventus dhe Lazio – Napoli, teksa afati kalimtar veror përfundoi mbrëmë.

Panorama i ka kalkuluar shpenzimet e klubeve italiane në Serie A dhe janë gjithsej 1.14 miliard euro investime, duke qenë vetëm pas Premier Leagues (1.42 miliard euro).

Këto skuadra i kanë rritur investimet e tyre për 25% dhe është një hap i madh për futbollin italian, transmeton IndeksOnline.

Kjo për arsye se në vitin 2014, Serie A shpenzoi vetëm 335 milionë euro, derisa në vitin vijues 608.8 milionë euro dhe 708.35 milionë euro në vitin 2016.

Juventusi e hapi kuletën më së shumti, duke shpenzuar 250 milionë euro, ku vetëm 100 milionë euro janë shpenzuar për Cristiano Ronaldon.

Ndërsa, 40 milionë euro për Joao Cancelon, 40 milionë euro për Douglas Costan dhe 35 milionë euro për Leonardo Bonuccin.

Fituesi i ”Topit të Artë” është futbollisti më i shtrenjët i kësaj vere në afatin kalimtar.

Pas tij, Kepa iu bashkua Chelseat nga Bilbao për 80 milionë euro dhe Alisson Becker iu bashkua Liverpoolit nga Roma për 62.5 milionë euro plus bonuset.

Roma ishte skuadra e dytë që shpenzoi më së shumti këtë verë, duke shpenzuar 136 milionë euro në 13 transferime, por kjo krejt falë shitjeve të Alisson dhe Radja Nainggolan, duke i balancuar librat financiar./IndeksOnline/