10:39 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Për një ditë ndodhën 40 aksidente në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona prej të cilave 17 janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, sa i përket aksidenteve gjithsej kanë ndodhur 40 aksidente, prej të cilave 14 me lëndime dhe 26 pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Kurse, për shkelje të rregullave në trafik janë shqiptuar 1140 tiketa./Indeksonline/