11:57 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Për pare rrah prindërit, arrestohet Prishtinasi

Një person nga Prishtina është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se ka sulmuar fizikisht babanë dhe nënën në mënyrë permanente duke kërkuar para nga ta.

Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, shkruan Indeksonline.

“Me 15.03.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në mënyrë permanente ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht familjarët e tij (babanë dhe nënën) duke kërkuar para nga ta. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/