14:18 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Për qytetarët që ndotin ambientin, Komuna e Vushtrrisë me gjoba

Edhe pse në shumë vende janë të vendosura kontejnerët, qytetarë të pandërgjegjshëm shpesh i hedhin mbeturinat në tokë, duke ndotur kështu ambientin.

Edhe qyteti i Vushtrrisë duket që po ballafaqohet me rrugët e papastra, shkruan Indeksonline.

Në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë janë postuar disa fotografi dhe video, ku tregohet se mbrëmë teksa kanë dalë për t’i pastruar rrugët kanë hasur në mbeturina të shumta, e për këtë ata janë shprehur tejet të irrituar. Madje në rast se këto sjellje përsëriten, do të njoftohen policia dhe do të shqiptohen edhe dënime.

“Qytetar të dashur, edhe mbrëmë në orët e vona kemi pastruar rrugët e qytetit. Jemi të habitur me sjelljet e juaja me hudhjen e mbeturinave në rrugë të qytetit. Kujdes, ne jemi të obliguar që për qdo mbeturinë që vendosën para lokaleve në rrugë e jo në kontejner të mbeturinave do t’i njoftojm policinë menjëher për t’i shqiptuar gjobë. Andaj, kujdes qfar po bëjm për qytetin tonë”, shkruhet në njoftim./Indeksonline/