11:10 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Për shkak të tokës, tre persona e malltretojnë keq një person në Pejë

Ankuesi mashkull ka raportuar se në muajin Mars të vitit 2015 kishte blere një parcelë toke nga një person i dyshuar, të njëjtën e kishte paguar në të holla disa herë.

Sipas tij, në Qershor-Gusht të vitit 2017, tre persona të panjohur e kanë futur në veturë e kanë kanosur, rrahur dhe me forcë i kanë marrë 5500 euro para të gatshme, dhe pastaj edhe duke e kanosur e kanë detyruar të paguajë dy herë nga 10 mijë euro para të gatshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet janë duke hetuar rastin./Indeksonline/