14:35 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Perez do t’i ofrojë PSG-së 307 milionë për Neymar që të shmangë klauzolën e shtatorit

Real Madrid janë të gatshëm të paguajnë Paris Saint-Germain 307 milionë £ për të bindur kampionët francezë të heqin dorë nga një klauzolë lirimi në kontratën e Neymar.

Një burim i afërt me Madridin tha për ‘TheSun’ se PSG përfshiu një marrëveshje në kontraten e brazilianit që thotë se mund të largohet për 300 milionë euro (263 milionë funte) më 1 shtator, një ditë pas mbylljes së afatit kalimtar.

Kjo do ta shihte Neymarin të paaftë për të përfaqësuar një klub tjetër deri në vitin 2019.

Klauzola u bë për të siguruar që 26-vjeçari të qëndronte në Parc des Princes për të paktën 18 muaj pas transferimit rekord prej 224 milion euro nga Barcelona ​​verën e kaluar.

Real Madrid nuk janë të gatshëm të presin deri në janar të vitit 2019.

Ata duan të thyejn rekordin e transferimit aktual prej 124 milionë euro për ta marrë atë para fillimit të sezonit të ri.

Marrëveshja besohet gjithashtu të jetë pjesë e një operacioni më të madh tregtar që do shihte Niken ( që përfaqëson Neymar ) si sponzorë të ri të Real Madridit. /IndeksOnline/