23:57 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Perez qetëson tifozët, shumë yje do të zbresin në Bernabeu

Shitja e Cristiano Ronaldos nuk do të ndikoj në ecurinë pozitive të Real Madridit.

Në një konferencë për shtyp, presidenti i klubit, Florentino Perez ka treguar për planet e skuadrës për të ardhmen.

Ai ka premtuar se do të përforcojë klubin pasi këtë e mundëson pozitiviteti financiar vitet e fundit.

“Ne duhet ta forcojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë,” ka thënë Perez.

“Kjo është një skuadër e shkëlqyer që do të forcohet nga disa lojtarë të shkëlqyer”, tha Perez në një konferencë shtypi të mërkurën.

“Ne jemi në një nga periudhat më të pasura të historisë sonë. Kemi fituar tituj unikë. Ne jemi të shëndoshë institucionalisht, kemi fuqi të fortë financiare dhe kemi mbështetjen e miliona tifozëve”.

“Ne do të shohim që të vazhdojmë të fitojmë dhe askush nuk duhet të jetë në dyshim për këtë. Shumë mendonin se ishte e pamundur të fitosh tre Ligat e Kampionëve në një rresht. Ne jemi Madrid dhe ne gjithmonë duam më shumë”.

Kujtojmë se Real Madrid fitoi katër tituj vetëm në pesë vitet e fundit, duke u bërë skuadra e vetme në historinë modern të Ligës së Kampionëve që fiton tre tituj rresht. /IndeksOnline/