10:20 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Perez vendosë për të ardhmen e Lopeteguit – dhe është befasi

E ardhmja e Julen Lopeteguit është vendosur nga Florentino Perez dhe bordi i Real Madridit, me trajnerin që pritet të shkarkohet pas humbjes së radhës.

Kriza ka kapluar skuadrën madrilene, e cila nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Real Madridi do të përballet sonte me Viktoria Plzen në mbrëmje dhe opsioni i vetëm është fitorja, transmeton IndeksOnline.

Kështu, Lopetegui nuk ka vend për gabime dhe në rast të humbjes, ai do të shkarkohet menjëherë.

Çdo ndeshje është një shans për Lopeteguin dhe ai duhet të fitojë sonte që ta gjejë veten në stol për Klasikën ndaj Barcelonës.

Në rast të shkarkimit të Lopeteguit, Santiago Solari, përkrah Roberto Martinez dhe Antonio Contes janë opsionet favorite për postin e trajnerit të Madridit./IndeksOnline/