20:08 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përfaqësuesit e të gjitha feve në një vend, Thaçi e vlerëson lartë këtë gjë (Foto)

Presidenti i vendit Hashim Thaç ka qenë i pranishëm sonte në pritjen e Ipeshkivsë së Kosovës me rastin e Krishtlindjeve.

Pritja është mbajtur në Katedralen ‘Nëna Terezë’ meqë rast presidenti Thaçi k thënë se është shumë e rëndësishme  të mos humbasim besimin se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët, transmeton Indeksonline.

Gjithasthu e veçantë e një prej fotografive të publikuara nga Thaçi është bashkimi i përfaqësuesve të tëgjitha besimeve në Kosovë, në të njëjtin vend.

Postimi i plotë:

Bashkë me klerikët fetarë, në pritjen e Imzot Dodë Gjergjit, sonte uruam paqe, dashuri e mirësi për gjithë qytetarët tanë. Ne kemi nevojë për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje. Është shumë e rëndësishme të mos e humbasim besimin se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët. Jemi sprovuar shumë herë, por gjithmonë kemi ngadhënjyer, sepse kemi pasur besim, në veten tonë, në vlerat për të cilat jemi angazhuar dhe kemi sakrifikuar. HTH